Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shkarkon menjëherë dy punonjësit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë pas publikimit të skandalit në emisionin investigativ “Stop”.
Lajmi u mësua në Opinion pas një mesazhi të dërguar gazetarit, Blendi Fevziu.
Ngjarja e publikuar në emsionin investigativ “Stop” mbrëmjen e sotme fliste për një rast korrupsioni, ku biznese të ndryshme kundrejt ryshfetit shmangnin dosjen e tyre për t’u dërguar në prokurori.