Teatri Kombëtar po boshatiset nga pajisjet. Ngjarja është denoncuar nga artisti i njohur Edmond Budina në një prononcim për Zërin e Amerikës.
“ Në momentin që unë kam arritur këtu, ishte një makinë civile e cila po ngarkohej. Ne nuk patëm mundësi të filmonim, por ata morën disa materiale. Më pas kjo u ndërpre, por gjithsesi brenda Teatrit janë disa punonjës që po paketojnë dhe ka disa koli. Unë hyra dhe i pashë me sytë e mi, janë të gjitha të mbledhura nëpër kuti që duan ti marrin”, deklaroi artisti i njohur Edmond Budina.
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë bërë plane për pallate dhe një teatër të ri në këtë zonë dhe e kanë braktisur ndërtesën historike, ku për 80 vjet lindën gjithë institucionet e kulturës shqiptare dhe ku artistët më të mirë shqiptarë interpretuan sa e sa pjesë nga dramaturgjia botërore dhe vendase.
Artistët pak kohë më parë rivendosën në hyrjen e ndërtesës shkronjat Teatri Kombëtar, të cilat punëtorët e bashkisë i hoqën natën. / Opinion.al
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/362447377800454/