Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi në “STOP”/ Pikëpyetjet e një aksidenti tragjik…

2016/10/20 at 9:08 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi në “STOP”/ Pikëpyetjet e një aksidenti tragjik…

Plot një vit më parë, në Tetor 2016 humbi jetën në një akident tragjik në rrugën “Vasil Shanto”, Kliton Xhelo.

E veja e tij, Diana Xhelo ngre një sërë pikëpyetjesh mbi dosjen hetimore të kësaj ngjarjeje.

Pas këtij denoncimi stafi i emisionit investigativ “STOP” ndjek dyshimet e saj dhe konstaton se nuk janë marrë në konsideratë kamerat e sigurisë së bizneseve apo institucioneve rreth zonës së aksidentit.

Po kështu tahografi rezulton i falsifikuar e për më tepër është bërë nga shtetasi turk Xhengiz Dorgan…

Diana Xhelo: “Im shoq, pasi i përgatita mëngjesin doli nga shtëpia në orën  6 pa 10. Në largim e sipër i thotë im bir: Baba merr çelësin e makinës dhe ik sot me makinë. I mori 2 çelësat dhe si përfundim iku me motor. Pasi iku edhe djali në shkollë, unë duke u marr me punë të ndryshme, më merr vëllai në telefon dhe më thotë: Diana ka ndodhur një aksident. I thashë është e pamundur që të ketë ndodhur. Më thotë dëgjova që është e vërtetë nga të dhënat e policisë se më morën në telefon, nuk e di se si kishin pyetur. Andej pastaj më merr vëllai shkojmë në spital dhe në orën 2 ndërron jetë. Kjo ishte ndarja atë ditë me të. Ishte e tmerrshme, e tmerrshme , ai ankth, o Zot të shpëtojë, o zot të shpëtojë, si përfundim nuk e fitoi dot atë betejë.”

 Por Diana ka pikëpyetje të mëdha sa i përket dosjes.

Diana Xhelo: “Kjo dosje është një dosje skandaloze, pse e them skandaloze sepse është një kryqëzim i monitoruar nga shumë kamera, rreth 7 kamera, nuk është asnjë pamje filmike si provë materiale. Pasi u njoha me dosjen, në të është marrë një provë e paligjshme, e ka kryer një farë Xhengiz Dorgan, figuron vetëm emri i atij që është kryer në praninë e Oltion Gjonit dhe të avokatit Kujtim Qershori, por është ekspert, është alien, është njeri, unë nuk e di, është send?”

Çfarë ka ndodhur me tahografin e kamionit turk, pse hidhni dyshime që ky është falsifikuar apo nuk është i saktë?

 Diana Xhelo: “Ky tahograf është i falsifikuar.”

Prokurorja e çështjes: “Në këto kushte, kjo dosje pushohet, dmth pasoja vjen nga pakujdesia gjithmonë dhe në rastin kur.. A e lexove që është shkaktari , i bie ka qenë bashkëshorti jot.”

Denoncuesja: “Je e sigurt për këtë?”

Prokurorja e çështjes: “Tani unë veproj në bazë të letrave, unë kam lexuar letrat. Lexova dhe aktin e ekspertimit dhe akti i ekspertimit mua m’u duk ..”

Denoncuesja: “Ty të mbushi mendjen që është i saktë ëë?”

Prokurorja e çështjes: “Tani, ti ku e ke merakun tek ai akt-ekspertimi?”

Denoncuesja: “Ai akt-ekspertimi është një akt paçavure.”

Prokurorja e çështjes: “Pse? Më jep argumentin pse?”

Të pyetur për mikrofonin e “STOP” dy ekspertë u shprehën se ky tahograf është i falsifikuar.

Raporti i tretë u bë nga një grup ekspertësh:

Arjan Janku, inxhinier mekanik për makineri,  Ardian Asa, inxhinier mekanik për makineri, Mark Gjonpalaj, inxhinier mekanik për makineri,  Kreshnik Zgjani, inxhinier mekanik drejtimi mjete tokësore. Edhe ky grup ekspertësh kanë analizuar një tahograf të falsifikuar.

Ndonëse ekzistojnë 7 kamera sigurie, pamjet filmike nuk janë futur në dosjen hetimore me pretekstin se ato pamje nuk kanë kishin ku t’i merrnin…/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Sekuestrohet 1 ton marijuanë në Greqi. Vinte nga Shqipëria, në pranga disa shqiptarë

Sekuestrohet 1 ton marijuanë në Greqi. Vinte nga Shqipëria, në pranga disa shqiptarë

Video-Opinion/ Kryeziu: Unë jam shqiptar kosovar…

Video-Opinion/ Kryeziu: Unë jam shqiptar kosovar...

Ka filluar java e shitjes së letrave me vlerë në Maqedoni

“Mashtrim për favore seksuale”, vajza shqiptare zhvat zviceranin

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com