VLORE- Një natë pas emisionit Opinion mbi rreziqet nga bombolat e gazit të cilat në pak ditë shkaktuan një viktimë dhe 30 të plagosur, qytetarët vazhdojnë të denoncojmë me shqetësim rastet kur mungon siguria e këtyre “minave me sahat”.
Në këtë foto është një depozitë gazi e vendosur poshtë një pallati ndërsa tubat siç shihet janë anash pallatit. Depozita mund të marrë deri në 400 litra gaz. Fotoja është dërguar nga një qytetar në faqen e Facebook të Opinion.
Ajo është një kërcënim për gjithë banorët e këtij pallati pasi në rast rrjedhje apo shpërthimi për shkaqe natyrale apo kriminale rrezikon të hedhë në erë jo vetëm pallatin por edhe lagjen. /Opinion.al/