Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi, KPK rihap hetimin për prokurorin Anton Martinin

2020/01/27 at 1:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi, KPK rihap hetimin për prokurorin Anton Martinin

Prokurori Anton Martini, njëherësh kandidat për në SPAK, ka dalë sërish sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK vendosi të rinisë hetimet për shkak të një denoncimi të mbërritur kundër Martinit në 11 dhjetor 2019.


Denoncuesi ngre dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishim dorëhequr. Komisioni verifikoi zëvendësimet e prokurorëve në dosjet e Prokurorisë Shkodër, gjatë kohës që Martini ka qenë drejtues.

Për këtë shkak, komisioni i kërkoi shpjegime Martinit për procedurat e riorganizimit, rishpërndarjes së çështjeve dhe zëvendësimit të prokurorëve. Është konstatuar se 10 nga 13 dosje të trajtuara më parë, i janë caktuar të njëjtit prokuror. Në një rast, zëvendësimi i prokurorit është bërë me kërkesë nga i pandehuri.

Në lidhje me këtë denoncim, Martini është shprehur; “Në nëntor 2017 jam komanduar si drejtues i përkohshëm në Prokurorinë e Shkodrës. Nuk kërkova unë të isha drejtues, madje e kam kundërshtuar, për shkak të ngarkesës që kisha me dosjet. Sa isha drejtues, nëntor 2017-qershor 2019, u angazhova për organizimin e punës. Inkurajova oficerët e policisë gjyqësore. Ndërtova marrëdhënie institucionale që ishin vënë në dyshim. U bëra pjesë e hetimit të dosjeve mbi ngjarje të rënda kriminale. Në bashkëpunim me policinë lokale rihapa disa çështje të pezulluara. Disa prej dosjeve kaluan për kompetencë në Prokurorinë për Krimet e Rënda, pasi bashkëpunimi i tyre, ishte në formën e “organizatës kriminale” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Martini gjithashtu tha se riorganizimi i institucionit u vlerësua në atë kohë ndërsa tregoi detaje pse kishte transferuar disa prej çështjeve mes prokurorëve.

“Kolegia M.F. ishte komanduar si këshilltare në Prokurorinë e Përgjithshme. Nisur nga çështjet, që ajo merrej, raste me të mitur, komandova dikë tjetër aty. Për shkak se kolegu S.B. nuk kishte certifikatë sigurie dhe specifikës së disa dosjeve, vendosa aty një tjetër. Rishpërndarja e dosjeve është bërë me short elektronik. Në rast mosfunksionimi të tij, shorti është bërë manual. Përjashtim nga shorti bëjnë  dosjet ku ka arrestime në flagrancë, dosje që i merr prokurori i gatshëm. Jam munduar të ketë ndarje të barabartë, por nuk evitohen ngarkesat e ndryshme mes prokurorëve, pasi një sektor mund të ketë më shumë ngarkesë se tjetri”, tha ai./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Para
Ambasadorja Amerikane: Ne jemi ende me ju krah për krah!

Ambasadorja Amerikane: Ne jemi ende me ju krah për krah!

Ripostoi akuzat pas vdekjes së Kobe Bryant, gazetarja pushohet nga puna

Ripostoi akuzat pas vdekjes së Kobe Bryant, gazetarja pushohet nga puna

Meta publikon foton e Ramës me Merkelin, mesazh për kryeministrin

Meta publikon foton e Ramës me Merkelin, mesazh për kryeministrin
















TE FUNDIT

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
26 Qershor, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të...

Lexo më shumë

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
26 Qershor, 2026

Një argjendar nga Dubai ka transformuar një trofe të Kupës së Botës me Lego të montuar nga djali i tij...

Lexo më shumë

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
26 Qershor, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike...

Lexo më shumë

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
26 Qershor, 2026

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës e qeverisë dhe një prej tyre ishte edhe miratimi i 300 kuotave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}