Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi: Kemi frikë të kthehemi në shtëpi, policia s’na mbron

2016/10/09 at 9:54 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi: Kemi frikë të kthehemi në shtëpi, policia s’na mbron

Shtatë pjesëtarë të një familjeje nga lagja “Kastriot” e qytetit të Fushë-Krujës kanë mbetur në mes të katër rrugëve, pasi fqinjët i kërcënojnë me jetë nëse ata kthehen në banesën e tyre. Konflikti i nisur tri vite më parë është kthyer në dramë për familjen Dajlani, e cila fillimisht ka emigruar në Greqi dhe më pas ka tentuar që të përfitojë azil ekonomik në Gjermani. Por, pas dy vitesh qëndrimi, autoritetet gjermane kanë kthyer në Shqipëri familjen e Genci Dajlanit, e cila sërish është kërcënuar nga pjesëtarët e fisit Miri.


Dajlani, mund të na thoni cili është problem juaj?

Të enjten jemi kthyer në Rinas nga Gjermania. Pas dy vitesh qëndrimi, autoritetet e këtij vendi më kthyen këtu së bashku me gruan dhe pesë fëmijët. Problemi është se kemi mbetur rrugëve dhe kemi frikë të kthehemi në shtëpinë tonë në Fushë-Krujë.

Dje kemi ardhur me valixhe në zyrën e pritjes në policinë e qarkut të Durrësit. Kjo për faktin se fqinjët, me të cilët jemi në konflikt prej disa vitesh më kanë çuar fjalë se do më vrasin, nëse do të kthehem në shtëpi.

Për çfarë konflikti bëhet fjalë?

Familja jonë Dajlani është futur në një konflikt me fisin Miri në vitin 2010 dhe konflikti ka agravuar keqas më 7 korrik të vitit 2013. Kur ka nisur konflikti mes vëllezërve të mi dhe fisit Miri, unë kam qenë emigrant në Greqi, nuk kam qenë në shtëpi. Aso kohe sherri mes palëve ka nisur për gjëra të vogla. Në korrik të tri viteve më parë unë u ktheva nga Greqia në banesë se më vdiq nëna. Pak çaste pasi ka dalë arkëmorti prej banese, unë, motrat dhe vëllezërit e mi u sulmuam nga pjesëtarët e fisit Miri. Burrat e familjes janë përleshur. Ne na qëlluan me leva në kokë. Në momentin që pamë pjesëtarë të fisit Miri që po vinin të armatosur me armë zjarri (pistoleta), ne e lamë arkivolin e nënës në rrugë dhe u arratisëm të gjithë.

Kush e varrosi nënën tuaj?

Nënën e varrosi policia e Krujës. Asnjëri prej 3 djemve dhe katër motrave nuk mundi t’i hidhte një dorë dhe nënës.

Denoncuat në polici?

Unë ika me familjen time në Greqi. Vëllai i madh, Flamuri përfundoi në spital. Atje bëri edhe denoncimin, por policia nuk bëri asgjë. Pas kësaj, vëllai mori fëmijët dhe shkoi të jetonte në një qytet tjetër, këtu në Shqipëri. Edhe vëllai tjetër e motrat u larguan. Çfarë kërkoni ju? Kërkoj që shteti të më mbrojë mua dhe familjen time.

Keni bërë denoncim në polici tani pas kthimit nga Gjermania dhe çfarë ju thanë?

Po e bëra në policinë e Durrësit. Pastaj na çuan në policinë e Fushë- Krujës ku dëshmuam për problemin që kemi. Këta të policisë së Fushë-Krujës na thanë të kthehemi në shtëpi se nuk do të na ndodhë asgjë. Unë u kërkova të më jepnin garanci me shkrim. Kërkova të takohesha me burrat e fisit Miri, por erdhi vetëm njëri nga djemtë e tyre. Por, unë nuk kam garanci se ata do na lënë të gjallë, ndaj kërkoj mbrojtje nga shteti.

/Gazeta Shqiptare



Ju sugjerojmë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
Bota

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

6 Gusht, 2025 10:56 pm
Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
Aktualitet

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

6 Gusht, 2025 10:22 pm
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

6 Gusht, 2025 9:46 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

6 Gusht, 2025 9:15 pm
Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Aktualitet

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

6 Gusht, 2025 9:02 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

6 Gusht, 2025 8:32 pm
Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
Bota

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

6 Gusht, 2025 8:04 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Para
Daily Mail: Dasma mbretërore në Shqipëri, ku mbretëria nuk ekziston…

Daily Mail: Dasma mbretërore në Shqipëri, ku mbretëria nuk ekziston...

Dasma e Princit, balta e facebookut dhe përgjigje për të paditurit: Pse Garda duhet të ishte në ceremoni

Dasma e Princit, balta e facebookut dhe përgjigje për të paditurit: Pse Garda duhet të ishte në ceremoni

Foto/ Berisha: Këto janë arat e reja me kanabis në Mallakastër

AP: Policia shqiptare shkatërroi 2.4 mln bimë kanabisi
















TE FUNDIT

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
6 Gusht, 2025

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin...

Lexo më shumë

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
6 Gusht, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
6 Gusht, 2025

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona...

Lexo më shumë

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
6 Gusht, 2025

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com