Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi: Kam gruan me kancer, QSUT-ja s’ka ilace. Në farmaci kushton 2100 euro/flakoni

2016/12/14 at 10:24 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi: Kam gruan me kancer, QSUT-ja s’ka ilace. Në farmaci kushton 2100 euro/flakoni

“Çdo dy ditë vdes një pacient në atë pavion. Të jetë ilaçi në magazinë dhe të mos jepet… Më ka thënë, person i brendshëm, që ilaçi është. O ata bëjnë matrapazllëqe dhe e shesin diku tjetër ose nuk arrijnë që me lekët që ka shteti të marrin aq doza sa duhet”, shprehet i afërmi i një pacienti në QSUT.

“Velcade” është emri i kimiopreparatit që mban peng dhjetëra të sëmurë në shërbimin e hematologjisë. Aktualisht ky shërbim ka mbetur zbuluar për medikamente duke filluar nga antibiotikët e deri te citostatikët. Është një listë jo e vogël medikamentesh, tejet të shtrenjta që spitali nuk po mund t’ua sigurojë pacientëve, si “Endoxan” apo “Mabthera”, etj.

G.D, 61 vjeçe, është e shtruar në shërbimin e hematologjisë në QSUT. Pacientja, me diagnozë “Mielomë Multiple” nuk ka mundur që të mbyllë asnjëherë ciklin e kimioterapisë, pasi ka mungesa. Bashkëshorti i saj P.D, tregon për kalvarin e mundimeve, për t’i siguruar gruas së tij ilaçet.

Dëshmia e burrit

“Gruaja është shtruar në pavion me datë 18 tetor 2016 dhe ka dalë me datë 3 nëntor 2016. Siç shihet në kartelë e ka bërë vetëm një herë ‘Velcade’-n, vetëm 1 flakon. Ka pasur raste që kemi qëndruar edhe një muaj e gjysmë në spital se nuk ka pasur. Nuk ke ku rri 1 muaj e gjysmë në spital se nuk ke ku të lahesh, se nuk ka dush, të zënë morrat. As tani që po flasim nuk ka ‘Velcade’.

Atë që nuk e ofron spitali, e ofrojnë farmacitë private, në mënyrë krejt të jashtëligjshme. P.D tregon një copë letër ku është shkruar emri i farmacisë private që e ka “Velcade”-n dhe numrin e telefonit.

I bie Tiranës rreth e rrotull dhe më thonë që e kemi pasur ilaçin, por nuk na e lejojnë. Dhe vetëm një farmaci e ka. E kemi ilaçin thotë farmacia: 2 100 euro një flakon. Gruas i duhen 3 flakonë në muaj.

Marr 13 mijë lekë të reja pension, si mund t’ia dal unë kur ajo është invalide prej 10 vjetësh…”

Në Ministrinë e Shëndetësisë është hapur një zyrë ankesash, në katin e parë, ku dhjetëra qyetarë, çdo ditë, shkojnë dhe shënojnë kërkesë/ankesën e tyre. Kjo “zgjidhje”, veç të tjerash, ka shmangur edhe kontaktin e drejtpërdrejtë të ministrit me pacientët.

Vazhdon dëshmia:

“Shkova në ministri dhe më lanë një numër protokolli, numër 21, një datë dhe shkoj prapë. Asnjë gjë. Del një vajzë e burimeve njerëzore dhe ia shpjegoj gjithçka, gjithë gjendjen e gruas. I thashë që si s’të vjen rëndë nga ajo karrige që të mban sipër. Duhet t’u kisha nxjerrë bojën, se kështu e duan këta lloj njerëzish.

Takoj një deputet te stacioni i Trenit. Bëri sikur foli me Beqajn dhe më tha shko nesër se do të të presë në ministri. Shkova dhe më thanë se Beqaj është me delegacionin turk. Shkoj të premten, po ashtu. Turp më të madh nuk ka. Është ilaç që mund të lesh 5 mangët, por këtë fute. Këta duan që të vdesësh, nuk duan të jetosh”.

 “Shkoj te magazinerja e spitalit. E njoh prej 10 vitesh dhe më thotë jam e ndershme. I thashë: Po ilaçin asaj të Pogradecit që të foli mjekja x për të, ia dhe? Po. Atëherë si qenke e ndershme ti? Ilaçin e gruas që është me kancer të zëntë ty, jo atë. Dhe ilaçin e keni brenda. S’kam pasur frikë në kohën e Enverit. Jemi bërë të thërrasim: Ku je, Enver?!” Më flasin të shtëpisë dhe të fisit. Më thonë, do të të vrasin. Le të më vrasin, por të më japin të drejtë.

“Ne shtrohemi në hematologji 1 herë në 18 ditë. Kemi fëmijë dhe i kemi bërë copë-copë. Gruaja është operuar një herë në onkologjik. Ndenji tre ditë dhe ka dalë. Është histori e gjatë puna e kësaj. Bëja analizat në shtet i dilnin mirë, i bëja në privat i dilnin keq. Ku të vesh, o i zi? Si është e mundur, më thoshte mjeku. Po habitem. Ku kisha unë fuqi që të përballoja shpenzimet. Të rrish 11 vjet në spital. Çdo dy ditë vdes një në atë pavion. Dje ndërroi jetë njëri që erdhi nga Saranda”.

Burime jozyrtare pranë këtij shërbimi thonë se është e vërtetë që në pavionin e hematologjisë aktualisht mungojnë shumë medikamente. Sipas të dhënave në portalin Open Data Albania, rezulton se QSUT ka bërë 3 herë blerje të këtij medikamenti. E megjithatë, të sëmurët vazhdojnë të mos e marrin ilaçin prej muajsh.

/Denisa Canameti- Shendeti.com.al

dokument1

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Kanye West takim “kokë më kokë” me presidentin e zgjedhur Donald Trump

Kanye West takim “kokë më kokë” me presidentin e zgjedhur Donald Trump

Donald Lu: U kujton politikanëve BMW-të e zeza me kondicioner

VIDEO/ Donald Lu fshikullon policinë dhe prokurorinë: S’duan të arrestojnë Balilin, ua kam kërkuar prej 7 muajsh

Prezenca e Rita Orës zëmëron ndjekësit e spektaklit: “Ç’lidhje ka me modën?”

Prezenca e Rita Orës zëmëron ndjekësit e spektaklit: “Ç’lidhje ka me modën?”

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com