Aktualitet

Denoncimi i Stop/ Prostitucion në qendrën e masazhit, arrestohen 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 23/03/22 |
Opi Nion

Pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop”, se një qendër e masazheve përdorej për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit ka ndërhyrë policia dhe ka vënë në pranga administratoren.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë punonjësja e qendrës së masazheve, së bashku me një klient.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S.H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; – E.Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, njofton policia.

21-vjeçarja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas