TIRANE- Infrastruktura vazhdon të mbetet problem në Tiranë edhe pse jemi në vitin 2016 dhe nuk duhet të kishte më rrugë pa asafalt apo të amartizuara deri në ekstrem.
Këto pamje janë në lagjen Kodra e Priftit. Një qytetar i ka sjellë ato në faqen e Facebook në Opinion dhe kërkon të denoncojë gjendjen skandoze të kësaj rruge që është bërë shkak për aksidente të rrezikshme.
“Ka më shumë se dy muaj që asfalti është çarë dhe është krijuar një gropë e madhe, por askush nuk merr masa për ta rikonstruktuar”, thotë ai.
Në këtë rast duhet të jetë Bashkia Tiranë ajo që duhet të marrë masa. Shihni videon