Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i PD, Rama reagon për rastin e Manjola Cakonit: Abuzim me…

2020/09/13 at 12:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi i PD, Rama reagon për rastin e Manjola Cakonit: Abuzim me…

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje për rastin e Manjola Cakonit, në familjen e së cilës u regjistruan 2 viktima nga tërmeti i 26 nëntorit.


Pak ditë më parë, PD publikoi denoncimin Manjola Cakonit, e cila u shpreh se pasi kishte dalë në një intervistë televizive për të kërkuar ndihmë, kryeministri Rama kishte telefonuar nënën e saj dhe i kishte thënë “Turp të ketë Manjola.”

Ndërkohë, kryeministri e ka cilësuar publikimin nga PD të deklaratës së Manjola Cakonit si abuzim me njerëzit e lënduar nga tërmeti.

LEXO EDHE: Manjola kërkoi ndihmë, PD: Rama e shantazhoi në telefon “Turp të kesh”

Rama thotë se ka qenë pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa në videon e publikuar në “Facebook”, publikon dokumentet që sipas tij, tregojnë që shteti e ka ndihmuar Manjola Cakonin.

Në videon e publikuar nga kryeministri nw rrjetet sociale thuhet se referuar fakteve të publikuara, rezulton se fillimisht, familja ka marrë në dhjetor 2019 si mbështetje të menjëhershme financiare, shumën prej 10 milion lekësh të vjetra, që qeveria ia akordoi çdo familjeje që humbi të afërmit në tragjedi. Po në dhjetor, qeveria shqiptare miraton një listë me emrat e familjarëve të viktimave që do t’u dhuroheshin apartamente të reja banimi. Mes tyre edhe Manjola Cakoni, e cila do të hynte në këtë muaj në banesë, bashkë me Alesion.

Apartamenti i blerë tek ndërtuesit nga bashkia Kamëz i dhurohet më pas me një kontratë dhurimi, Manjola Cakonit. Rama publikoi edhe kontratën e dhurimit, firmosur para noterit nga Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe përfituesja, Manjola Cakoni. Ndërkohë qeveria mori përsipër mbulimin e shpenzimeve funerale për ceremonitë mortore të të afërmve të tyre.

Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, shpjegoi se Alesio përfiton tanimë çdo muaj një bursë shkollimi në shumën 15.000 lekë të reja, së bashku me një pension familjar. Sorensen theksoi se strukturat e shërbimit social shtetëror kanë trokitur disa herë në derën e Manjola Cakonit, për të mundësuar punësimin e saj.

“Por është e kuptueshme që në situata të tilla njeriu ka nevojë për kohë dhe ne do të jemi gjithnjë të gatshëm për të mundësuar punësimin e Manjolës në çdo moment”, tha Sorensen.

Gjithashtu, në videon e publikuar nga Rama ka folur edhe psikologu që për disa muaj ka trajtuar me Alesion dhe nënën në banesë, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë. Për rastin konkret reagoi edhe vetë kryeministri, i cili shprehu keqardhjen për mënyrën se njerëz të politikës dhe medias, kanë abuzuar publikisht me të ëmën e Alesios.  Sipas Ramës, ky keqërdorim publik i dhimbjes njerëzore, nuk do të kishte ndodhur nëse më parë do ishin hulumtuar faktet dhe dokumentat që provojnë ndihmën e qeverisë.

“Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë. Ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më teper e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një klub ku hahet mish, mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerezve në sekëlldi, e njerezve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavderueshme nga pikëpamja etike që pa e abuzuar, pa e konsumuar, pa e dhunuar, imazhin fizik në tregun mediatik dhe politik, te hulumtoheshin faktet dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qendruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve”, tha Rama.

“Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të  pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve”, theksoi Kryeministri, duke iu referuar kështu një deklarate të Presidentit Ilir Meta, i cili shkruante në facebook se nevojitet solidaritet me familjen Cakoni, që sipas tij, ishte e papërkrahur nga qeveria.

Nga kantieri i rindërtimit në Thumanë, ku po vijon puna me ritme të shpejta, foli edhe deputetja e zonjës, Eglantina Gjermeni, e cila sqaroi se ndërkohë që puna vijon, asnjë nga banorët nuk është lënë në mëshirë të fatit.

“Janë pothuajse 600 familje që po marrin bonuesin e qerasë të cilat janë sistemuar në banesa dhe gati 500 familje që kanë përfituar grante për rikonstruksionin  e shtëpive të tyre, një pjesë e të cilave tanimë e kanë përfunduar rikonstruksionin”, tha Gjermeni./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Para
Akuzat për korrupsion, lihet në burg inspektori i Tatimeve

Akuzat për korrupsion, lihet në burg inspektori i Tatimeve

Elbasan/ Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen babai dhe dy djemtë

Elbasan/ Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen babai dhe dy djemtë

Një ditë para fillimit të shkollës, Shahini mesazh nxënësve

Një ditë para fillimit të shkollës, Shahini mesazh nxënësve
















TE FUNDIT

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com