Zyra e shtypit e Partisë Demokratike në një njoftim të saj ka bërë me dije se sot është dhuanuar deputeti i kësaj force, Xhemal Gjunkshi.
Mësohet se deputeti demokrat ka shenja dhune në trup nga tërheqja e policëve.
Sipas PD-së, ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti.
Denondimi i PD
Policia dhunon deputetin Xhemal Gjunkshi! Ai po protestonte bashke me qytetare kunder kryeministrit Rama.
Deputeti Gjunkshi eshte terhequr me dhune nga polica duke u penguar te protestoje.
Dibranet presin me proteste Edi Ramen, qe ka mbledhur administraten ne dite pushimi.
Deputeti Gjunkshi ka shenja te dhunes ne trup nga terheqja e policeve. Ky eshte nje akt i paligjshem kunder nje deputeti.