Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i PD: Këshillimi Kombëtar, Rama po harxhon 300 mijë euro

2022/02/13 at 11:33 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Selia e PD ndryshon pamje, kati i 2 mbulohet me banera

Partia Demokratike ka denoncuar sot se nisma e qeverisë për Këshillim Kombëtar “po iu merr shqiptarëve 300 mijë euro”.

Në një deklaratë për mediat deputetja e PD, Greta Bardeli, tha se për këtë nismë vetëm posta Shqiptare parashikohet të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese, ndërsa Agjencia e Bashkëqeverisjes në Kryeministri, po harxhon disa milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin.

Sipas Bardelit, janë 300 mijë euro deri tani që po përdoren për propagandë, dhe që nuk i shërbejnë për asgjë, familjeve shqiptare.

Deklarata e PD
Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon, ky është një fakt i konfirmuar nga çdo raport ndërkombëtar.
Rreth një e treta e qytetareve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.
Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.
Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të energjisë.
40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri.
50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.
90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë.
Çfarë bën kryeministri i skandalit të inceneratorëve në këto kushte? Po iu merr shqiptarëve rreth 300 mijë euro për propagandë.
I ashtuquajtur Këshillim Kombëtar për interesat e tij, thjeshtë do të shërbejë për te grabitur dhe taksa të tjera të shqiptarëve!
Posta Shqiptare parashikohet të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese.
Agjencia e Bashkëqeverisjes ose me saktë e propagandës në Kryeministri, po harxhon disa milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin.
Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës. 300 mijë euro deri tani per propagande, dhe që nuk i shërbejnë për asgjë, familjeve shqiptare.
500 mijë euro ishte afera tjetër e denoncuar nga media dhe PD per Fondin e Zhvillimit për menu në fshatra që s’kanë bukë të hanë e as rrugë për të shkuar atje.
Miliona euro ka shpenzuar kryeministri në udhetimet e tij me charter.
Përdoren paratë e shqiptarëve për propaganda, për udhetime luksi, për të mbushur xhepat e kryeqeveritarit të korrupsionit.
Kryeministri shpërdoron taksat e shqiptarëve, ndërkohë që duhet të japë llogari për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, për të cilen duhet të ishte vetë ai para drejtësisë bashkë me ministrin e tij.
Ashtu siç duhet të japë përgjigje për ministrin “kampion” të brendshëm që tashmë rezulton i dënuar zyrtarisht si përgjegjës për kanabizimin e vendit.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Etiketa: Këshillim KombëtarPD

Ju sugjerojmë

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Para
Prezanton kandidatin e PS, Veliaj: Në 6 Mars PD humb dhe fillon sherrin

Prezanton kandidatin e PS, Veliaj: Në 6 Mars PD humb dhe fillon sherrin

Përplasi për vdekje 60-vjeçarin, arrestohet shoferi 22-vjeçar

Tiranë/ Përplaset nga makina, dërgohet në spital drejtuesi i motorit

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër fton rivalët në debat televiziv

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër fton rivalët në debat televiziv

TE FUNDIT

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
24 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lala...

Lexo më shumë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
24 Nëntor, 2025

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka....

Lexo më shumë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com