Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Nëse nuk vihet drejtësia, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna

2018/09/26 at 8:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Live/PD prezanton platformën, Basha: Të shpëtojmë ekonominë nga oligarkia

Lulzim Basha reagoi ashpër pas denoncimit që bëri oficeri i policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me jetë për të mos arerstuar djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja. “Nëse heshtim rrezikojmë të shkojnë drejt një përplasje shoqërore, pasi shteti është kapur nga kriminelët”, tha Basha.

Kujtojmë se ditën e sotme oficeri i policisë, tashmë i larguar nga vendi, Emiljano Nuhu denoncoi se në korrik të këtij viti i kanë vënë pistolën në kokë në zyren e tij, në prezence të Ballës, Bushit dhe Rrajës, pasi do të arresonte djalin e deputetit të Krujes. Ky i fundit është nën hetim për përdhunimin e një vajze nga Nikla. (kliko intervisten e plote te Emiljano Nuhut)

Deklarata e plotë e Bashës: 

Një vajzë e pambrojtur është dhunuar, përdhunuar, rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë sistematike. Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të rëndë.

Mbi të gjitha ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rraja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit.

Së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërisht ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisarin Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin.

Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e cdo kujt janë të rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.

Thirrja per ndërkombëtarët

U bëj thirrje të gjithëve qytetarëve, veçanërisht grave dhe vajzave, që të mos heshtin por të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër këtë krim shtetëror ndaj një gruaje të pambrojtur. Nëse nuk ngremë zërin të gjithë bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë as pronën, as jetën dhe as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit.

Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre.

Etiketa: akuzaballaBashadenoncimiEmiljano NuhuPDRraja

Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
Para
Përdoruesit e iPhone XS raportojnë probleme, ja për çfarë bëhet fjalë

Përdoruesit e iPhone XS raportojnë probleme, ja për çfarë bëhet fjalë

PS mbledh grupin, i bën skanerin PD-së: Të shqetësuar për paratë e lobingut e të çadrës

Denoncimi/Balla: Mediave hiena u kam lënë Zotin. S'kam qenë në Krujë

Ndahet nga jeta aktori i njohur, serialet e tij i keni parë të gjithë

Ndahet nga jeta aktori i njohur, serialet e tij i keni parë të gjithë

TE FUNDIT

Horoskopi, 7 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
7 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet që kanë të bëjnë me romancën mund të të zenë pjesën kryesore të ditës. Vendimi varet nga ju....

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com