Gentian Zenelaj është shprehur se duhet të kesh shumë kujdes kur zhytës në ujë, pasi dikush mund të hedhë një kallëp dinamit ndërsa gjuan për peshk.
Këtë deklaratë Zenelaj e bëri sonte në emisionin “Opinion”, ku theksoi se tek stacioni i pompave në Vlorë hidhet dinamit.
Ai tha ndërsa je zhytur prej 12 metrash në ujë, vjen dikush dhe të hedh dinamit.
“Ky është tmerri i Shqipërisë. Mua ma kanë hedhur shumë afër, madje kam qenë në Himarë, gjatë fundit të muajit korrik, sigurisht që kam bërë dhe denoncim, por policia e ka dërguar në komisariat për ta liruar menjëherë pasdite”, tha Zenelaj.