Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i Forumit: Ja 7 ‘eskpertët’ që firmosën për prishjen e teatrit

2020/05/25 at 3:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i Forumit: Ja 7 ‘eskpertët’ që firmosën për prishjen e teatrit

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar komisionin e posaçëm me 7 anëtarë të ngritur nga Ministria e Kulturës që firmosën vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.


Në postimin e tyre thuhet se Bashkia e Tiranës më 15 maj 2018 ka bërë kërkesë për zhvillimin e proës së Teatrit Kombëtar. Menjëherë Ministria e Kulturës ka ngritur një grup pune të përbërë nga shtatë ekspertë, me në krye Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako. Vetëm dy ditë më pas, më 17 maj 2018, ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive që I hapi rrugën shkatërrimit të Teatrit.

Forumi liston 7 anëtarët e komisionit dhe argumenton se ata, që kanë hedhur firmat mbi akt-ekspertimin teknik-strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitekturor, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji-sizmik të godinës së Teatrit, nuk kanë kualifikim profesional për të gjykuar mbi to.

“Më poshtë eksperienca e detajuar e komisionit “Lako”.

Ledion Lako, Kryetar Komisioni; diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS më 2009, 2013. Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamarier. Në fakt, në qytetin e Durrësit të gjithë e njohin si pasticier të talentuar, sektor ku ka patur edhe sukses duke hapur 3 pasticeri të ndryshme.

Herida Duro, Anëtare, Drejtore e Politika-Strategjive Kulturore – Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.

Arjan Avrazi, anëtar, Drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës – Diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve;

Kozeta Angjeliu, anëtare, Drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës – Diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale; me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat;

Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standartizimit të Kuadrit Rregullator – diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik.” Ka kryet studimet e larta Universitare, në Fakultetin Juridik (Jo Publik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.

Sofjan Jaupaj, anëtar, Këshilltar i ministres – Diplomuar “Jurist” dhe I specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.

Shpëtim Shehu, anëtar, Drejtor i Buxhetimit – Diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Miratoi Akt Ekspertimin – Vlerësimin e Teatrit Kombëtar:

Mirela Kumbaro, me detyrë Ministre e Kulturës (2018) – Diplomuar “Mësuese për lëndën “Gjuhë Frëngjisht në Ciklin e arsimit 8-vjeçar” në universitetin e Tiranës.

Keto te dhena mbi diplomimet jane bazuar mbi CV dhe biot e stafit ne faqen zyrtare te ministrise se Kultures.” -shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimnisë Kulturore. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

28 Korrik, 2025 10:58 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

28 Korrik, 2025 10:23 pm
Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
Sport

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

28 Korrik, 2025 9:36 pm
Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Para
Covid-19/ Rritet bilanci i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Covid-19/ Rritet bilanci i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Florjan Binaj kundër urdhrave të Ramës: Nuk pranoj të bindem, s’jemi dele

Florjan Binaj kundër urdhrave të Ramës: Nuk pranoj të bindem, s'jemi dele

Parashikimi i motit, reshje shiu dhe…

Gjatë kësaj jave pritet mot i paqëndrueshëm, paralajmërimi i sinoptikanëve
















TE FUNDIT

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Korrik, 2025

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor...

Lexo më shumë

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com