Te Fundit

Denoncimi, helmohet nga kërpudhat, humb jetën nga pakujdesia e mjekëve!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 26/11/15 |
b.f

Një qytetar nga Fushë Kruja denoncon njërin nga mjekët e spitalit të këtij qyteti, duke e bërë përgjegjës për vdekjen e vëllait të tij.

Gjon Ndoj bën të ditur se vëllai dhe kunata e tij u helmuan 10 ditë më parë nga kërpudhat dhe u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Por sipas tij, mjeku i spitalit Adrian Mata, tha se nuk ishte i nevojshëm qëndrimi i tyre në spital, pasi serumet mund t’ia bënin edhe në shtëpi- raporton Balkanweb.

Por sipas Ndojit, vëllai i tij nuk pati përmirësim dhe gjendja e tij erdhi duke u rënduar. Pas transportimit në QSUT, mjekët e Tiranës konstatuan se pacienti kishte kaluar mbi 60% helmim.

“Në urgjencë i bënë serum, vëllai nuk pati përmirësim. Mjeku Adrian Mata na tha se ta çonim në shtëpi, t‘ i bënim serum në shtëpi. Vëllai nuk u përmirësua, e çuam në Tiranë. Në QSUT thanë se kishte kaluar mbi 60% helmim.”- deklaroi Gjon Ndoj.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas