Pas denoncimeve të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për raste të blerjes së votave nga kandidatët e PS-së në Shijak, ambasadori i SHBA Donald Lu shkuar të shohë situatën nga afër.
Ambasadori Lu është fotografuar në një qendër votimi të qytetit bregdetar, teksa ndjek procesin e votimit.
LSI ka denoncuar se militantë të PS të armatosur dhe me makina me targa false janë përpjekur të intimidojnë qytetarët.
Ndërkohë që në Shijak sipas kësaj force politike situata është e rënduar.