Ndalim qëndrimi, dëbim të menjëhershëm dhe të mos hyjë më për 3 vjet në provincën e Bolzanos. Kështu ka vendosur për Fatmir Muhajn, shqiptarin 23 vjeçar, Gjykata e Bolzanos.
Mbrëmjen e 13 prillit të këtij viti, Muhaj së bashku me të tjerë shokë, ka kërcënuar dhe dëmtuar një polic brenda një lokali në Oltrisarco.
Mësohet se shqiptari ishte ndaluar nga efektivi i policisë në rrugë, pasi u pa të ngiste një makinë por nuk kishte patentë. Ai kishte dhënë informacione të rreme për identitetin e tij.