Aktualitet

Dënohet Moisi Habilaj me 10 vite burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 18/05/21 |
Opi Nion

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka dënuar me 37 vite burg Moisi Habilaj dhe grupin e tij.

Në një vendim të marr dhe bërë publik ditën e sotme, GJKKO ka dënuar Moisi Habilaj me 10 vite burg, ndërsa Nazer Seitaj është dënuar me 9 vite burg. Po me 9 vite burg janë dënuar edhe dy anëtarë të tjerë të grupit, shtetasit Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj.

Kujtojmë që SPAK ka kërkuar më herët 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po 15 vite edhe për Fatmir Minajn.

Habilaj u arrestua fillimisht gjatë një operacioni policor të organizuar në tetor të 2017, ku u tha se ishte shkatërruar banda italo-shqiptare, e cila akuzohej se kishte trafikuar 3.58 ton lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Dy vite më vonë, në qershor të 2019 Gjykata e Shkallës së Parë e Katanias vendosi ta dënoi me 15 vite e 5 muaj Moisi Habilajn. Ndërsa për pjesëtarët e tjerë të grupit vendosi: për Meridian Sula, 8 vite e e 4 muaj, Nezar Seiti 7 vjet e 4 muaj e 26 ditë, Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj burgim, Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj burgim. Angjelo Buzaka, 7 vjet e 4 muaj,Xhanluka Pasavanti 4 vjet burgim dhe 10 mije euro gjobë. Xhuzepe Greko, 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 4700 euro gjobë.

I përfshirë në këtë organizatë kriminale përfundoi edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Taliri, i cili u pyet nga drejtësia Italiane për këtë çështje, por për shkak të mosgjetjes së provave, çështja ndaj tij është arkivuar. Emri i Tahirit doli në disa nga përgjimet e bëra nga prokuroria e Katanias, por ai u akuzua se automjeti i tij ishte përdorur nga banda e Habilajve për trafikim droge.

Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’./Opinion.al

Pas