Është dënuar me burgim të përjetshëm 32-vjeçarin Kristjan Cenaj, i cili vrau dhe groposi 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras.
Vendimi u dha nga Gjykata e Lezhës, ndërsa ky dënim ishte kërkuar dhe nga prokurori i çeshtjes, i cili arriti te provojë përfshirjen e tij në krimin makabër.
Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës së sigurisë” që nënkupton se “ edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim me kusht”, por kjo nuk u pranuar nga gjykata. Avokati i familjareve të viktimës Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim të hetimeve, pasi në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.