Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, është dënuar me 4 muaj burg si dhe me 6500 dollarë gjobë, pasi refuzoi të dëshmonte në hetimin për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan.
Departamenti i Drejtësisë kërkonte për Bannon 6 muaj burg dhe 200 000$ gjobë. Gjithsesi, Bannon nuk do të bëjë burg derisa të thotë fjalën e tij edhe Apeli.