Gjykata tuniziane ka dënuar me një vit burg DJ-in britanik pasi luajti një remiks të lutjes myslimane, Ezani.
Dax J, i lindur në Londër, u akuzua për ofendimin të moralit në publik, ndonëse ai kishte shprehur faljen e tij publike për ngjarjen.
Një zëdhënës i gjykatës i tha agjencisë së lajmeve AFP se gjykata hodhi poshtë akuzat kundër pronarit të lokali dhe organizuesit të evenimentit, por prokuroria ka apeluar duke thënë se të dy duhet të kenë kontroll mbi atë çfarë do luajnë DJ-të.
Një video e shpërndarë nga festivali Orbit i muzikës tekno në Tunizi, shkaktoi zemërim në mediat sociale dhe tek qytetarët e këtij vendi, duke e cilësuar këtë veprim si akt kriminal./opinion.al