Është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg juristi i hipotekës së Lezhës, Bledar Cara, i cili akuzohet për tjetërsim prone.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.
Ish-juristi u ekstradua nga Italia në korrik të vitit të shkuar, ndërsa dyshohet se Cara ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun./Opinion.al