Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

2025/06/18 at 12:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, SaliHasa.

Ish-prokurori u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion në maj të 2022-it.

Dënimi iu konvertua me 4 vite shërbim prove, duke çuar në lirimin e Hasës, i cili gjithashtu u përjashtua për 5 vite nga funksionet publike.

Pas vendimit të sotëm, 18 qershor 2025, Hasa duhet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit në qeli.

Njoftimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare),  më datë 18.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 19 akti, datë 18.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 23.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin S.H. – disponuar mbi ankimet e paraqitur ndaj vendimit nr. 36, datë 31.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin S.H. lidhur me deklarimin e tij fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e  parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe llojin dhe masën e dënimit për këtë vepër penale;
  2. Në zbatim të nenit 55, paragrafi 2, të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri S.H. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim;
  3. Në zbatim të nenit 406, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.H. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim;
  4. Ndryshimin e vendimit nr. 36, datë 31.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër, në këtë mënyrë:
  5. Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin S.H.;
  6. Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a”, të Kodit të Procedurës Penale, e lidhur me nenin 36, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit Penal, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit;
  7. Bazuar ne nenin 190, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale, kartëmonedhat në vlerën 1,070,000 (një milion e shtatëdhjetë mijë) lekë dhe 1,000 (një mijë) euro, të sekuestruara me procesverbalin e datës 19.06.2021, t’i kthehen të pandehurit S.H.;  
  8. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
  9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij;
  10. U shpall në Tiranë, sot më datë 18.06.2025.

Ju sugjerojmë

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur
Bota

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

18 Qershor, 2025 5:24 pm
Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam
Politikë

Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam

18 Qershor, 2025 5:06 pm
Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
Bota

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

18 Qershor, 2025 4:40 pm
BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin
Politikë

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin

18 Qershor, 2025 4:29 pm
Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka
Sport

Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka

18 Qershor, 2025 4:17 pm
Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA
Aktualitet

Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

18 Qershor, 2025 4:04 pm
“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli
Aktualitet

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli

18 Qershor, 2025 3:55 pm
“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë
Aktualitet

“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë

18 Qershor, 2025 3:45 pm
(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael
Bota

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael

18 Qershor, 2025 3:19 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Para
Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..

Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa

Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon, zbulohet arsyeja

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon, zbulohet arsyeja

TE FUNDIT

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur
18 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të mërkurën nëse Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë Iranin...

Lexo më shumë

Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam

Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam
18 Qershor, 2025

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv/kryeministre, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik që u zhvillua...

Lexo më shumë

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
18 Qershor, 2025

Sulmet izraelite i kanë vrarë të paktën 140 njerëz në gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë...

Lexo më shumë

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin
18 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria rritjen e kapaciteteve dhe koordinim mes institucioneve për të menaxhuar migracionin dhe azilin në vend....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com