Kronikë

Dënohet me 10 vite burg autori i atentatit ndaj Florenc Çapjas


               Publikuar në : 17:17 - 20/11/19 |
Al Do

Florenc Çapja u lirua sot nga Gjykata e Elbasanit ndërsa personi që akuzohej se kishte qëlluar ndaj tij në qershor të 2016 u dënuar me 10 vite burg.

Shkëlzen Hasanpapaj është personi që u arrestua në Holandë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri pasi u akuzua se qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Nga të shtënat mbeti i plagosur ky i fundit por edhe një efektive e policisë së Elbasanit e cila ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

Atentati u krye në qershor të vitit 2016, disa muaj pasi ndaj familjes Çapja u krye një atentat ku mbetën të vrarë tre persona. Hasanpapaj u largua pas ngjarjes në Holandë por u kap nga autoritetet vendase dhe u ekstradua në Shqipëri.

Ai u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 10 vite burg për akuzat “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”. Ai nuk i ka pranuar për asnjëherë këto akuza por një analizë ADN-je ka zbuluar identifikimin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në qendër të Elbasanit.

Ndërkohë Gjykata e Elbasanit liroi sot Florenc Çapjan i cili akuzohej atentatin me armë zjarri në vitin 2006 ndaj efektivit të policisë rrugore në Elbasan, Fadil Mema. /Opinion.al

Pas