Kronikë

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtori i burgut të Lushnjes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 16/06/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi.

Dënimi iu dha me gjykim të shkurtuar, ndërsa ai u shpall fajtor  për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ish-zyrtarët e burgut të Lushnjës shkelën procedurat në tenderin për transportin e gardianëve.

Vendimi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Judmir Flamur Shurdhi dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri Judmir Flamur Shurdhi në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Pas