Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënohen në Hagë me nga 4 vite e gjysmë burgim dy ish-drejtuesit e UÇK

2022/05/18 at 11:00 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dënohen në Hagë me nga 4 vite e gjysmë burgim dy ish-drejtuesit e UÇK

Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.


“Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall ju fajtor për: pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pengim të personave zyrtarë përmes pjesëmarrjes në grupe, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të informacionit të fshehtë dhe shkelje nëpërmjet zbulimit të identitetit dhe informacioneve për dëshmitarët e mbrojtur”, tha gjykatësi Charles Smith III.

Gucati dhe Haradinaj u shpallën të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes.

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj u akuzuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gjykatësi Charles Smith III, gjatë paraqitjes së përmbledhjes së trupit gjykues për rastintha se ky rast tregon më së miri arsyen se pse është krijuar Gjykata Speciale.

Ai tha se mbrojtja e dëshmitarëve është e rëndësishme, pasi pa ta, “nuk mund të ketë drejtësi për viktimat, apo për shoqërinë në përgjithësi. Veprimet e të akuzuarve i rrezikuan në themel këto”.

Ai tha se trupi gjykues është bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur dhe kanë pasur synim të drejtpërdrejt zbulimin e identitetit të dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm të Dhomave të Specializuara.

“Megjithatë, trupi gjykues nuk është bindur se pamundësuan apo penguan shumë hetimet e ZPS-së”, tha gjykatësi.

Me zbulimin e emrave të dëshmitarëve, por edhe me deklaratat e tyre, tha gjykatësi, Gucati dhe Haradinaj, kanë shkaktuar kërcënim të rëndë me synim që të frikësonin dëshmitarëve.

Ndërkaq, sa i përket akuzës se me veprimet e tyre, të akuzuarit kanë dashur të hakmerren, gjykatësi tha se ZPS-ja ka dështuar që të vërtetojë se është kryer kjo vepër penale.

Me veprimet e tyre, tha gjykatësi, Gucati dhe Haradinaj kanë tentuar të pengojnë zyrtarët e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të kryenin detyrat e tyre zyrtare. Gjykatësi tha se ata vepruan në grup për të penguar punën e Gjykatës Speciale.

Nëse gjenden fajtorë për veprat që rëndojnë ndaj tyre, ZPS-ja ka kërkuar që ata të dënohen me gjashtë vjet burgim dhe gjobë prej 100 eurosh për gjithsecilin.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.

Në aktakuzë thuhet se këto dokumente, kopje të të cilave u janë shpërndarë gazetarëve në tri konferenca për media, kanë pasur edhe emra të dëshmitarëve potencialë, të cilët mund të dëshmonin kundër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe në rastin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

OVL e UÇK-së ka thënë se këto dokumente i ishin dërguar kësaj organizate nga një person anonim. Fillimisht, Gjykata Speciale nuk kishte konfirmuar autenticitetin e dokumenteve, por në procesin gjyqësor iu referua atyre si “dokumente zyrtare” të këtij institucioni.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë thënë se nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore. Gjatë gjykimit, ata e kanë cilësuar Gjykatën Speciale si “gjykatë njëetnike”, synim ka vetëm “dënimin e shqiptarëve”, ndërsa amniston, sipas tyre, kimet e kryera nga forcat ushtarake e policore serbe në Kosovë.

Si ka rrjedhur gjykimi?

Që nga fillimi i gjykimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt janë paraqitur 14 dëshmitarë.

Katër janë propozuar nga ZPS-ja, 6 nga Hysni Gucati, 4 nga Nasim Haradinaj. Numri i dëshmive me shkrim, ndërkaq, ka qenë 18. Dymbëdhjetë janë propozuar nga mbrojtja e Gucatit dhe gjashtë nga mbrojtja e Haradinajt.

Në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar gazetarë, punonjës të zyrës qendrore të OVL-UCK-së, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si dhe zyrtarë të ZPS-së dhe të Dhomave të Specializuara.

Si prova kryesore në këtë rast janë paraqitur video-incizimet e zyrës së OVL-UÇK-së, në të cilat Gucati e Haradinaj shihen duke mbajtur konferenca për media dhe duke prezantuar, siç është thënë, dokumente konfidenciale para gazetarëve. Në disa raste, ata akuzohen se kanë dhënë informacione tejet të ndjeshme për dëshmitarë të mbrojtur.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL



Ju sugjerojmë

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 Qershor, 2025 11:52 am
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Para
Ndalohet inspektori i policisë, i vendosi gjobë qytetarit nga Kosova por…

Ndalohet inspektori i policisë, i vendosi gjobë qytetarit nga Kosova por...

Propozimi i Alibeajt: Në 2 raunde ta propozojë opozita presidentin, në të 4-in…

Propozimi i Alibeajt: Në 2 raunde ta propozojë opozita presidentin, në të 4-in...

Presidenti/ Duka: Do i gjejmë 20 firma e do ua sjellim kandidatin, ju digjeni

Presidenti/ Duka: Do i gjejmë 20 firma e do ua sjellim kandidatin, ju digjeni
















TE FUNDIT

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
28 Qershor, 2025

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë...

Lexo më shumë

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf...

Lexo më shumë

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
28 Qershor, 2025

Është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri një 40-vjeçar, pasi akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike. Në bashkëpunim...

Lexo më shumë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
28 Qershor, 2025

Irani ka organizuar të shtunën ceremoni shtetërore të varrimit të rreth 60 personave, përfshirë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com