DURRËS- Motrat Kajtazi që u bënë lajmi i verës, pasi i vunë flakën shtëpisë duke rrezikuar jetën e prindërve dhe më pas u arratisën janë dënuar nga gjykata. Motrat, njëra adoleshente dhe tjetra e mitur akuzohen për vjedhje në bashkëpunim e shkatërrim prone. Orialda 18 vjeç dënohet me 8 muaj shërbim prove ndërsa Klevisa 14 vjeç dënohet me 50 orë pune në interesin publik. Dënimi që tha gjykata ishte më i ulët se ai që kërkoi Prokuroria e cila kerkoi denimin me 1 vit burg te vajzave.