Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi për shpifje dhe 12 orët e çmendurisë

2015/11/13 at 4:43 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Dënimi për shpifje dhe 12 orët e çmendurisë

NGA GJERGJ EREBARA


Jam me të vërtët i alarmuar! Nuk jam i alarmuar nga perspektiva e të jetuarit në një vend ku mund të dënohesh me tre vjet burg për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë! Jo! Koha kur mund të dënoheshe për diçka të tillë ka ikur në Shqipëri. Rënia e Murit të Berlinit ia ka vënë kapakun asaj pune.

Jam i alarmuar për faktin se qeveria ka hartuar një nismë të tillë ligjore pa pasur aftësinë e nevojshme për të kuptuar se çfarë po bën, për të arsyetuar mbi atë që po bën, për të parashikuar pasojat që krijon ajo që po bën. Për të kuptuar se Shqipëria, si pjesë e arenës ndërkombëtare, ka detyrime ndërkombëtare, nga të cilat nuk mund të fshihet dot; nuk ka bombat atomike të Rusisë për të injoruar detyrimet ndërkombëtare pa u ndëshkuar, nuk ka fuqinë gjeostrategjike të Erdoganit, nuk është ‘jashtë planetit’ si Koreja e Veriut.

Por, të pasurit të një qeverie të papërgjegjshme për çfarë bën është vetëm një pjesë e vockël e këtij alarmimi. Me këtë qeveri mund të merremi lehtë. Imagjino! Mjaftuan 12 orë, nga pasdreka e 11 nëntorit, kur u publikua fillimisht lajmi për propozimin, deri në mëngjesin e 12 nëntorit, kur qeveria u detyrua të kapërdijë turpin e paaftësisë së vet për të gjykuar dhe problemi u zgjidh. Mjaftuan, mes këtyre 12 orëve, disa statuse në Facebook, disa editoriale, një emision televiziv dhe disa informacione të shpërndara nëpër përfaqësitë diplomatike dhe organizma ndërkombëtare për të detyruar qeverinë të bëjë një tërheqje të pazakontë, në një vend ku reflektimi dhe pranimi i gabimit interpretohen si dobësi të padurueshme.

Jam i alarmuar për shumë gjëra të tjera përveç kësaj.

Jam i alarmuar për shkak se propozimi në fjalë u dërgua në parlament më 14 tetor 2015, pasi qe diskutuar në qeveri. Jam i alarmuar se, megjithëse Këshilli i Ministrave ka disa juristë, asnjëri prej tyre nuk qe i gatshëm të reflektonte mjaftueshëm për të sqaruar kryeministrin se propozime të tilla janë të papranueshme. Bën pak punë dokumenti i rrjedhur në media nga ish-ministri i drejtësisë për kundërshtimet e kësaj ministrie për projektligjin. Por ndoshta, këtë paaftësi të asaj dyzine burrash dhe grash që ulen në tryezën më të lartë të shtetit, duhet ta shqyrtojnë në kuadër të Kodit të Etikës kryeministrore, një dokument që arsyetohet se duhet të tregojë unitetin e qeverisë për vendimet që merr, por që ka gjasa që është kthyer në një instrument që ka dëmtuar rëndë aftësinë e këtij grupi burrash dhe grash për të gjykuar.

Dhe pasi ky propozim u miratua në qeveri, ma ha mendja se mes 140 deputetëve të parlamentit, ndokush prej tyre, do të duhej ta kishte hasur diku sa për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Dukshëm, mes të 140 deputetëve, kemi plot të paaftë! Kemi biznesmenë që kuptojnë vetëm interesin si sistem vlerash, kemi gangsterë që përdorin mjete të tjera komunikimi përpos gjuhës së folur dhe të shkruar. Por kemi dhe një numër të konsiderueshëm deputetësh që kanë njëfarë lidhje me gazetarinë dhe publicistikën apo propagandën. Ma hante mendja se ndonjëri prej tyre, përgjatë asaj periudhe të gjatë kohe nga 14 tetori deri më 11 nëntor, do të kishte pasur aftësinë për të gjykuar se çfarë po ndodhte. Ndoshta do të kishte pasur guximin që të informonte kryeministrin se propozimi nuk ishte i përshtatshëm. Do të mund t’i kishte kursyer atij turpin e damkës së një kryeministri që dëshiron të burgosë kritikët e tij. Do t’i kishte kursyer vendit reklamën negative të të pasurit të një problemi të rëndë me lirinë.

Jo! Në fakt, nga të 140 deputetët (minus atë që për shkaqe jokushtetuese nuk merr pjesë në procedurën ligjvënëse), nuk paskemi askënd të aftë të japë një gjykim në kohën e duhur për një problem kaq të qartë. Plot 27 ditë qarkulloi projektligji nëpër korridoret e parlamentit. Ndokush do të duhej ta kishte parë. Por jo. Dukshëm, deputetët tanë, përfshirë edhe ata që nxituan të distancohen nga propozimi, apo ta denoncojnë atë publikisht pas debatit të ngritur në media, nuk qenë të aftë të shihnin të pashmangshmen.

Jam i alarmuar për shkak se, pavarësisht se Shqipëria ka një numër të stërmadh televizionesh dhe gazetash, rrjedhimisht gazetarësh, projektligji qëndroi 27 ditë në kuvend pa u dalluar nga askush. Nuk jam i sigurtë nëse kjo ndodhi si pasojë e paaftësisë së gazetarëve dhe medias për të kuptuar se çfarë ndodhi, apo si pasojë e aftësisë së qeverisë për të kaluar gjëra të tilla kaq të rëndësishme në heshtje të plotë, larg vëmendjes së publikut. E megjithatë, pavarësisht akuzave të përsëritura të publikut dhe politikanëve ndaj gazetarëve si jo profesionistë, ishin pikërisht këta të fundit që dhe një herë treguan nevojën e shpalosjes së rolit të tyre si gardianë të interesit publik.

Në fund, jam i neveritur nga ata burra dhe gra, të cilët dhe pas njohjes me propozimin u përpoqën ta trajtonin temën dhe revoltën si frikë të gazetarëve dhe jo si shkelje të një prej të drejtave themelore të çdo qytetari, asaj të lirisë së shprehjes.

E gjithë kjo histori duhet të shërbejë si reflektim për qeverinë, (nëse ka mësuar ndonjë gjë nga kjo që i ndodhi) se opinioni publik dhe diskutimi paraprak i çështjeve, shoqëruar me nivelin e duhur të transparencës, janë faktorë pozitivë, jo vetëm për vendin dhe demokracinë, por edhe për vetë qeverinë. E kundërta, mungesa e transparencës, dëshira për të kontrolluar “lajmet” që transmetohen dhe fshehja e projektligjeve apo vendimeve që mund të shkaktojnë reklamë negative për qeverinë, është një bumerang që pengon para së gjithash vetë qeverinë të gjykojë siç duhet atë që po bën.

Burimi: Reporter.al



Ju sugjerojmë

BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
Para
Martinaj laçiani që kërcënoi me jetë efektivin e “Shqiponja”-ve

Martinaj laçiani që kërcënoi me jetë efektivin e “Shqiponja”-ve

Lolita tallet me Riselda Sejdinë, ja si përgjigjet ajo

Lolita tallet me Riselda Sejdinë, ja si përgjigjet ajo

Recetat me çokollatë më të mira se seksi

Recetat me çokollatë më të mira se seksi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
23 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një...

Lexo më shumë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
23 Dhjetor, 2025

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Ismailit i është komunikuar përfundimi...

Lexo më shumë

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

Arrestohet në Londër Greta Thunberg
23 Dhjetor, 2025

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në...

Lexo më shumë

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
23 Dhjetor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com