Gary Ray Bowles, vrasësi serial i cili vriste vetëm burra homoseksualë është ekzekutuar në Florida me injeksion vdekjeprurës.
Në një kohë kur debati për dënimin me vrasje po zien në SHBA, Bowles është personi i 13 që ekzekutohet në Amerikë gjatë këtij viti.
Ai është gjithashtu i burgosuri i 99 që ekzekutohet në Florida që nga viti 1976, kur dënimi me vdekje u rivendos nga Gjykata e Lartë e këtij shteti.
Bowles ka pranuar vrasjen e 6 burrave në vitin 1994, në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Florida në Merilend, por u dënua vetëm për tre vrasje.
Rasti i tij fitoi vëmendje të madhe mediatike pasi sipas hetimeve, 57-vjeçari i lindur në Virxhinian Perëndimore u rrit në një familje abuzive. Ai gjithashtu kishte punuar si prostitutë për homoseksualët disa vite përpara se të fillonte ti vriste./Opinion.al