Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi/ KLD kërkesë Presidentit për shkarkimin e gjyqtares Majlinda Andrea

2017/07/17 at 9:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënimi/ KLD kërkesë Presidentit për shkarkimin e gjyqtares Majlinda Andrea

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e ditës së sotme, nisi me diskutimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë për fillimin e procedurave për deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë zj. Majlinda Andrea.


Gjykata e Lartë dënoi disa ditë më parë me 4 vjet burg për akuzën e “korrupsionit” anëtaren e pezulluar të kësaj gjykate, Majlinda Andrea. Pesë kolegë të saj, anëtarët e Kolegjin Penal të çështjes i vlerësuan të provuar dyshimet e Prokurorisë së Përgjithshme për përfshirjen e Andreas në një aferë korruptive prej 50 mijë eurosh.

Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën t’ia kalojnë për shqyrtim këtë çështje, Presidentit të Republikës.

Kjo shumë parash, sipas Prokurorisë, iu dorëzua bashkëshortit të saj, Odhise Andreas, në korrik të vitit të kaluar, në këmbim të një vendimi gjyqësor të favorshëm në një çështje pronësie.

Në të njëjtin vendim kolegët gjyqtarë i “kursyen” dërgimin në qeli Andreas. Gjykata e Lartë vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë atë në Shërbim Prove për një periudhë 3-vjeçare.

Po për akuzën e “korrupsionit” u shpall fajtor edhe bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea, ishkëshilltar në Kuvendin e Republikës dhe po ashtu edhe tre të pandehurit e tjetër të çështjes, Odhise Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Gjatë shpalljes së vendimit, asnjëri prej bashkëshortëve Andrea nuk ishte i pranishëm në sallë, ku përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Ky vendim shënon të parin rast kur një anëtar i Gjykatës së Lartë shpallet fajtor për korrupsion.

DENIMET

Kolegjit Penal i çështjes gjyqësore në ngarkim të Majlinda Andreas dhe katër të bashkëpandehurve të saj u futën dje në sallën e gjyqit 55 minuta me vonesë nga orari i paracaktuar për seancën. Pasi ftuan të pranishmit të ngriheshin në këmbë, relatorja Evelina Qirjako lexoi dispozitivin e vendimit.

Referuar vendimit, e pandehura Majlinda Andrea u deklarua fajtore për akuzën e “korrupsionit aktiv të gjyqtarëve”. Përfundimisht ajo duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës për tre vjet. Të njëjtin fat nuk e pati bashkëshorti i saj, i pandehuri Odhise Andrea. Ai u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, dënim që duhet ta shlyejë në qeli, pasi u gjykua në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Për dy bashkëshortët Andrea, Gjykata e Lartë vendosi si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5- vjeçare. Nga ana tjetër, Kolegji Penal pranoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për konfiskimin e një shume prej 50 mijë eurosh, e sekuestruar në llogaritë bankare të bashkëshortëve Andrea.

Të pandehurit Petraq Dashi, i akuzuar si personi që i dorëzoi 50 mijë eurot bashkëshortit të gjyqtares, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, dy përfituesit nga vendimi i ndikuar i gjyqtares. Çabiri u gjykua në masën e sigurimit “arrest në burg” dhe thuajse e ka përfunduar masën e dënimit përmes kohës së paraburgimit.

Për të pandehurën Lino, gjykata pezulloi dënimin me burg duke e lënë në Shërbim Prove për një periudhë 2-vjeçare.

KORRUPSIONI

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Përgjithshme, “strumbullari” i rastit të korrupsionit në Gjykatën e Lartë ka qenë një proces gjyqësor për njohjen e një sipërfaqeje toke prej 40 hektarësh në Butrint. Për të pasur një vendim të favorshëm, përfaqë- suesi i familjes ish-pronare Ilia Çabiri, përmes Petraq Dashit ka ndërmjetësuar dhënien e një ryshfeti te bashkëshorti i gjyqtares, veprim i kryer më 11 korrik 2016.

“Provohet se të pandehurit Odhise Andrea dhe Majlinda Andrea, bashkëshortë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë nga i pandehuri Petraq Dashi shumën 50.000 euro, me qëllim dhënien e një vendimi gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë në favor të të pandehurve Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, nisur nga fakti se e pandehura Majlinda Andrea ishte një nga anëtaret e trupit gjykues që ka gjykuar çështjen civile për të cilën interesoheshin shtetasit që kanë paguar shumën prej 50.000 eurosh”, thuhej në dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme.

Një nga provat kryesore të prokurorisë në këtë çështje ishin përgjimet e bisedave telefonike të realizuara mes të pandehurve. Gjatë gjykimit të pandehurit mbajtën qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Përmes mbrojtësve të tyre, të pandehurit kërkuan pafajësi dhe pretenduan se akuza e “korrupsionit” nuk provohej./A.Bajrami

Burimi: Panorama

 

Etiketa: andreakldpresidentishkarkimi i gjyqtares


Ju sugjerojmë

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
Bota

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

10 Shtator, 2025 9:00 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Video/ Ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit në Nepal
Bota

Video/ Ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit në Nepal

10 Shtator, 2025 7:30 pm
“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444
Aktualitet

Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

10 Shtator, 2025 7:19 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

10 Shtator, 2025 6:44 pm
Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
Bota

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

10 Shtator, 2025 6:34 pm
FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
Sport

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

10 Shtator, 2025 6:01 pm
Para
Berisha denoncon gjendjen epidemike në Memaliaj pas mungesës së ujit

Samiti i Triestes/ Berisha: Shqipëria mori çmimin opingat e Ramës

Kjo vogëlushe sot është një nga figurat më simpatike të ekranit !

Kjo vogëlushe sot është një nga figurat më simpatike të ekranit !

Studimi i ri/ Planetet u formuan nga topa gjigant balte

Studimi i ri/ Planetet u formuan nga topa gjigant balte
















TE FUNDIT

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
10 Shtator, 2025

Vajzat nën moshën 14 vjeç së shpejti mund të ndalohen me ligj nga mbajtja e shamisë në shkollat ​​austriake. Qeveria...

Lexo më shumë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
10 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Durrësit. Një i mitur është mbytur aksidentalisht teksaka qenë duke...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
10 Shtator, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Kastriot Gurrës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të...

Lexo më shumë

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
10 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë reagimin e tij të parë, pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com