Ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela, ka apelua vendimin e gjykatës për Krime të Rënda, e cila e dënoi me 3 vite burgim për akuzën shpërdorim detyre.
Çela e ka bërë këtë apelim përmes avokatëve të tij, pasi pretendon se është i pafajshëm. Ish-drejtori i policisë së Vlorës, u akuzua së bashku me ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj” në trafikun e drogës.
Ndërkohë, pritet që ditën e enjte të apelojë vendimin edhe ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ish-ministri u dënua me 3.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe dënimi iu konvertua në shërbim prove./ Opinion.al E.Xh.