Politikë

Dënimi i Tahirit, Kryemadhi: Ideatori i kanabizimit të vendit është Edi Rama



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 04/02/22 |
Opi Nion

Drejtësi të vonuar e cilëson kryetarja e LSI, Monika Kryemadhin vendimin e gjykatës për të dënuar me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin, Saimir Tahiri.

Gjatë një interviste televizive, Kryemadhi thotë se ideatori dhe urdhëruesi i kanabizimit të Shqipërisë është kryeministri, Edi Rama.

 ‘Mendoj që sot për mediat dhe ndoshta dhe për klasën politike mund të jetë shumë interesant lajmi për dënimin e zotit Tahiri. Sigurisht vjen një dënim pas një kohe shumë të gjatë pas një denoncimi të 7 apo 8 viteve më përpara. Duke pasur parasysh menjëherë pas 2016 një nga pikat kryesore të shkëputjeve qëkur kemi qenë në qeveri me PS ka qenë cështja e kanabizimit. Ka qenë një nga pikat e shkëputjes dhe të ndarjes. Sot, ne kemi një drejtësi të vonuar. Por ajo që është më e rëndësishme nuk është burgu i Saimir Tahirit apo dënimi Saimir Tahirit sesa kush është ideatori apo urdhëruesi i Saimir Tahirit. Ne jemi koshientë që të kanabizosh një vend të tërë dhe ta kthesh në një nga pikat më problematike të drogave të rënda të gjithë rajonit. Nuk mund të bëhet thjesht me urdhër të një ministry që e adhuronte shefin e tij, që ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Të jemi të sinqert mua nuk më vjen mirë, që të shikoj asnjë shqiptar në burg. Por thirrja ime është për të gjithë ne për mediat dhe klasën ne nuk duhet të ndjejmë kënaqësi sesi qeveritarët në burg por duhet të ndjejmë kënaqësi sesi sistemi nuk lejon që qeveritarët të shkelin ligjin të jenë arbitrar të jenë arrogant përpara ligjit’, ka thënë Kryemadhi./ Opinion.al

Pas