Pas vendimit të CAS-it për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA ndaj klubit korçar, ka qenë vetë organizmi më i lartë i futbollit në Europë, që ka reaguar.
Nëpërmjet një deklarate, UEFA shprehet se e mirëpret vendimit e CAS për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e marrë kundër Skënderbeut.
UEFA shprehet ndër të tjera, se ky është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet (BFDS) që përdor UEFA, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare, dhe e quan këtë instrument që monitoron rezultatet nga Sportradar, si garantues për integritetin e ndeshjeve dhe kampionateve.