Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi i Salianjit, burime: Propozohet në Kryesinë e PD radikalizim i protestave duke bllokuar rrugë dhe aeroporte

2024/09/26 at 9:41 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënimi i Salianjit, burime: Propozohet në Kryesinë e PD radikalizim i protestave duke bllokuar rrugë dhe aeroporte

Burime nga mbledhja e Kryesisë së PD-së kanë bërë me dije për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli se është propozuar që të kalohet në radikalizim të protestave duke bllokuar rrugë, porte, aeroporte. Sipas të njëjtave burime, protestat pritet të zhvillohen brenda 10 ditëve të ardhshme.

Gjithashtu, kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë ka ftuar demokratët dhe drejtuesit e PD-së të dalin në protesta, teksa ka shtuar se Salianji është secili prej tyre.

Sali Berisha: Prandaj, të dashur miq, të lëmë çdo gjë. Nga mëngjesi gjer në darkë t’i përkushtohemi betejës. Nuk jemi ne opozitë për t’u mposhtur në këtë mënyrë. Nuk jemi ne opozitë për t’u mposhtur nga një kryebandit. Nga një kryehajdut që kombi nuk e ka pasur në histori si Edi Rama. Nuk jemi ne si opozitë për t’u mposhtur nga bandat e qeverisë. Ndaj dhe të themi ndal tani, është radha jonë. T’i kthehemi këtij regjimi, t’i kthehemi ditë për ditë, t’i kthehemi gjer në fitore. Të lëmë çdo gjë, Salianji është secili prej jush. Ervin Salianji bëri detyrën që kishin detyrë secili prej nesh.

Ervin Salianji që u dënua sot nga Geron Xhafa, prestanom i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, u dënua në mënyrë që ne të mos çelim më gojën. U dënua që të na thonë se fatin e tij do pësoni po na sulmuat. Atëherë o burra në shesh në një betejë të pandalshme. Ndaj dhe cilido që mendon ndryshe, do respektohet mendimi i tij. Por një gjë, opozita kaq e fuqishme nuk mundet kurrë të poshtërohet, të nënshtrohet, të pranojë shtypjen. Nuk del kurrë në klandestinitet, por i qëndron dhëmb për dhëmb kriminelëve, bandave, kujtdo.

Çfarë misioni mund të kryejmë ne, kur deputeti ynë shkon në burg sepse denoncoi trafikanti Geron Xhafa? Ndaj dhe, besoj dhe mendoj se opozita do të përmbushë këtë mision me qëllimin më të mirë, opozita në betejën që fillon për mosbindjen civile, ka vetëm një synim, rikthimin e votës së lirë. Po nuk ka zgjedhje me opozitën në burg. Nuk ka zgjedhje me ndëshkimin e opozitarëve që denoncojnë krimin e kryeministrit. Nuk ka zgjedhje me një kriminel si Edi Rama, që si përfaqësues i krimit shqiptar ndërkombëtar, kërkon të ndëshkojë shtete islamike për të larë miliardat e krimit në bankat e tij.

Shqiptarët duhet t’i zgjojmë, nuk ka më trima, ta harrojë kush. E kanë faktuar në histori. Cilido që i beson historisë, gjen në historinë e këtij populli me 100 probleme, aktet më sublime të trimërisë. Ndaj dhe ju ftoj demokrate e demokratë, ftoj drejtuesit e PD të dalin në shesh të mejdanit. Salianji është secili prej nesh, Salianji është secili prej qytetarëve, secili prej opozitarëve. Kriminelëve nuk u shtrihet kurrë qafa, përkundrazi dhëmb për dhëmb dhe ballë. Shpëtojmë Shqipërinë nga mafia, shpëtojmë Europën nga mafia shqiptare. Shpëtojmë të ardhmen e kombit shqiptar. Është radha jonë. O sot, o kurrë!

Mbledhja urgjente e Kryesisë së PD-së u thirr pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi atë të Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg për demokratin, Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Avokati mbrojtës i Salianjit: Nuk ka patur dijeni për përgjimin, e ka pranuar vetë dëshmitari

Avokati mbrojtës i Salianjit: Nuk ka patur dijeni për përgjimin, e ka pranuar vetë dëshmitari

Ervin Salianji në “Opinion”: Nuk e njoh frikën! Dënimi ndaj meje pa asnjë akuzë dhe fakt penal!

Ervin Salianji në “Opinion”: Nuk e njoh frikën! Dënimi ndaj meje pa asnjë akuzë dhe fakt penal!

“Të mos e zgjasim”, Salianji zbardh bisedën me drejtuesin e prokurorisë: Nesër do jem aty!

“Të mos e zgjasim”, Salianji zbardh bisedën me drejtuesin e prokurorisë: Nesër do jem aty!

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com