Ditën e sotme Gjykata e Tiranës la në burg tre qytetarët e Unazës së Re, të cilët protestuan kundër projektit që prek banesat e tyre.
Me dënimin e sotëm të Eduard Ferhati, 27 vje, Ruzhdi Daci, 54 vjeç dhe Tomor Gjata, 56 vjeç, numri i të arrestuarve të qytetarëve të Unazës së Re që kundërshtojnë projektin, shkon në gjashtë.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka lajmëruar zhvillimin e një proteste, e cila do të fillojë në orën 18:00. Mësohet se në këtë protestë do të jenë të pranishëm kryetari Lulzim Basha, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, kryesia e PDSH-së dhe ish-deputetë./ Opinion.E.Xh.