Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi i genocidit serb në Srebrenicë, Balla depoziton në Kuvend rezolutën

2022/06/30 at 11:54 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Balla akuzon Berishën: Vodhi kompleksin në mes të Tiranës, SPAK ka nisur hetimin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë.


Në të thuhet se nëse miratohet, “Kuvendi Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit”.

Po ashtu shtohet se, “Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo,  gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e  ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit”.

KUVENDI

 PROJEKT-REZOLUTË PËR PËRKUJTIMIN DHE NDERIMIN E VIKTIMAVE TË  GJENOCIDIT NË SREBENICË

Duke mbajtur parasysh Kartën e Kombeve të Bashkuara, Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë, Konventën mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statutin e Romës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Aktin Final të Helsinkit, Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane dhe dokumentet e tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut;

 Duke iu referuar Aktgjykimit të Apelit, Rasti Nr.: IT-99-33, 19 prill 1993 nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ku masakra në Srebrenicë është njohur dhe e pranuar si gjenocid; Vendimit të apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 26 shkurt 2007, që konstaton se aktet e kryera në Srebrenicë dhe rrethinë rreth datës 15 korrik 1995, janë akte të gjenocidit dhe se të njëjtat duhet të quhen me emrin e vërtetë: Gjenocid; Aktgjykimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Rastin Nr. IT-09-92-T, 22 nëntor 2017 dhe vendimin e Apelit të Mekanizmit të Përhershëm Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për rastin MICT-13-56-A, 8 qershor 2021;

Bazuar në Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB 827 të datës 25 maj 1993, 1551 të datës 9 korrik 2004 dhe 1575 të datës 22 nëntor 2004;

Në përputhje të plotë me rezolutat e Parlamentit Evropian të datës 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe të atë datës 15 korrik 2015 për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë si dhe me vlerësimet e raportit të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës të Këshillit të Evropës, ECRI, miratuar në 22 mars 2017;

I njëzëshëm me deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, zotit Josep Borrell, si dhe të Komisionerit Olivér Várhelyi mbi gjenocidin në Srebrenicë;

Në mbështetje dhe zbatim të përparësive të Republikës së Shqipërisë të përcaktuara për mandatin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022 -2023 si dhe programit e punës së Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit për muajin qershor 2022, që ka në qendër respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e Debatit të Hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi “Forcimin e Llogaridhënies dhe Drejtësisë për Shkeljet e Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare”, të zhvilluar me datën 2 qershor 2022;

Me vullnetin e palëkundur për të kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike në Evropë, e veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor;

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit;

Shpreh dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga gjenocidi në Srebrenicë, si dhe mirëkuptimin e plotë dhe simpatinë e sinqertë ndaj tërë të lënduarve gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë;

Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e  ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit;

Bashkohet me vlerësimin se qëndrimet e kandidatëve për anëtarësim në BE duhet të përputhen plotësisht jo vetëm me acquis të BE-së, por edhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në linjë me ato parime e vlera të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet demokratike, sipas të cilave mohimi dhe mosdënimi publik i gjenocidit në Srebenicë është i papajtueshëm me vlerat dhe aspiratat evropiane;

U bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organeve ndërkombëtare e kombëtare të drejtësisë të rrisin angazhimin dhe përpjekjet e tyre serioze për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe bashkëpunëtorëve të tyre përgjegjës për gjenocidin dhe krimet e tjera të luftës.

U bën thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe secilit prej vendeve të tyre anëtare, të punojnë me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidimin e vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropë e më gjerë.

Shpreh mbështetjen e plotë për qëndrimet, veprimet dhe masat e marra nga Qeveria shqiptare në mbështetje të parimeve mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane, dhe rendi global i marrëdhënieve midis shteteve.

Duke vlerësuar dhe përkrahur angazhimin serioz, profesional e në frymë të lartë përgjegjësie të Qeverisë shqiptare në përmbushje të rolit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, i kërkon Qeverisë që:

Të vazhdojë angazhimin e saj në mbrojtje të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të saj, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere të Këshillit të Sigurimit, BE, OSBE dhe Këshillit të Evropës;

Të nderojë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke iu referuar vendimit të Parlamentit Evropian, të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë;

Të japë tërë kontributin e saj në mbështetje të thellimit të reformave dhe proceseve demokratike për konsolidimin e një shoqërie ku sundon ligji, drejtësia dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor, fryma e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe integrimit Evropian, si rruga e vetme për të kapërcyer urrejtjen dhe ndarjet, për të promovuar drejtësinë mbi bazën e të cilës ndërtohet paqja, siguria dhe pajtimi mes popujve në rajon, Evropë e më gjerë.

Të punojë parreshtuar për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit Përendimor, në frymën e respektit reciprok, parimeve të barazisë, frymës së pajtimit dhe mirëkuptimit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët të drejtë, duke forcuar lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare mes vendeve si dhe kontaktet mes njerëzve, në të mirë të paqes, sigurisë, përparimit ekonomik e shoqëror për cdo vend dhe rajoin në tërësi.

 



Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Ministrja:Rritja ekonomike e Shqipërisë më e larta në rajon, e krahasueshme me BE

Ministrja:Rritja ekonomike e Shqipërisë më e larta në rajon, e krahasueshme me BE

Apartamente,garazhe,e dyqane,sekuestrohet pasuria e lushnjarit të dënuar në Itali

Apartamente,garazhe,e dyqane,sekuestrohet pasuria e lushnjarit të dënuar në Itali

‘Kursimet janë rritur’,Ahmetaj:Do vazhdojmë me një paketë të re ndihme në shtator

'Kursimet janë rritur',Ahmetaj:Do vazhdojmë me një paketë të re ndihme në shtator
















TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com