TIRANE- Dënimi i Sali Berishës me 10 ditë përjashtim nga Parlamenti ka bërë që PD të kushtëzojë sërish marrëdhëniet me Kuvendin. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD është vendosur të bojkotohet seanca parlamentare e së enjtes.
Kujtojmë se ditën e enjte ish-Kryeministri Sali Berisha bëri thirrje nga salla e parlamentit të pajisen shqiptarët me armë dhe më pas sqaroi se duhet të ndryshojë ligji i armëve.
Byroja parlamentare vendosi ta përjashtojë Berishën për 10 ditë nga punimet parlamentare.