Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, u pyet në lidhje me dënimin e Fredi Belerit nga GJKKO dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim të qasjes së Greqisë ndaj Shqipërisë sa i përket procesit të anëtarësimit në BE.
Ministri Hasani u shpreh se qeveria e Shqipërisë respekton vendimit e gjykatave, mbështet punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat për anëtarësim, duke mos komentuar më tej këtë çështje.
“Shqipëria, qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, do të vazhdojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt anëtarësimit europian. Çdo gjë tjetër është koment i panevojshëm”,-tha Hasani.