Federata Angleze e Futbollit ka dënuar Francesco Becchetin me një gjobë prej 40 mijë paundësh pas xhestit të tij, kur në ndeshjen Leyton Orient-Portsmuth, goditi me shkelm në vithe asistent trajnerin e ekipit ku është President.
Becchetti, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe evazion. fiskal u filmua një muaj më parë ndërsa godiste me shkelm asistentin e trajnerit Andy Hessenthaler në fushën e lojës.
Edhe pse klubi i Leyton Orient tha se nuk bëhej fjalë për incident, por për shaka, Federata Angleze e ka dënuar Becchettin me 40 mijë paund gjobë dhe gjashtë ndeshje pezullim nga stadiumi.