Rajoni

Dendias: Rikthimi në të kaluarën otomane nuk është opsion për Ballkani Perëndimor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 20/01/22 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka pasur një takim ditën e sotme me homologen e tij kosovare. Në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz, Dendias i ka dërguar një porosi gjithë Ballkanit Perëndimor që të mos t’i kthehet të kaluarës neo-otomane.

Kryediplomati grek nuk e bërë të qartë nëse për këtë koment iu referua takimeve që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pati vetëm pak ditë më parë me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë, dhe presidentin e Serbisë  Aleksandar Vuçiq, në Ankara.

Rikthimi në të kaluarën otomane të shekullit ‘19 nuk është opsion për Ballkanin Perëndimor, maskuar me petk të neo-otomanizmit”,-ka thënë ai, shkruan Klankosova.

Pikëpamja jonë është që Ballkani Perëndimor duhet të shohë drejt së ardhmes. Jo nga e kaluara. Duhet pasur marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë. Por, perspektiva e vetme është Evropa”,-ka thënë Dendias./Opinion.al

Pas