Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëmtohet Gashi, titullarët fiksohen pas Austrisë

2016/03/25 at 10:35 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmtohet Gashi, titullarët fiksohen pas Austrisë

Pas katër ditësh stër vitje, nis të marrë formë skuadra kuqezi që do të prezantohet në miqësoren e së shtunës ndaj Austrisë.

Pritet që Shqipëria të zbresë në fushë me skemën që e nderoi gjatë eliminatoreve të fundit, pikërisht 4-3-2-1. Nisur nga stërvitjet e këtyre ditëve, edhe dje u konfirmua titullar në mesfushë Ergys Kaçe.
Nga ana tjetër, në formacion ra në sy rikthimi i mesfushorit Amir Abrashi, i cili me sa duket do të zërë vendin e Burim Kukelit.
Kur ka mbetur edhe një seancë stërvitore për të saktësuar 11- shen që do të startojë ndaj Austrisë, dje në seancën e zhvilluar në Durrës, stafi kuqezi dha një ide të qartë për titullarët. Me Berishën në portë, përpara tij u rreshtuan Cana dhe Mavraj në qendër të mbrojtjes, të mbështetur nga krahët me Agollin në të majtë dhe Hysajn në të djathtë.
Mesfusha ka pësuar transformime të herëpashershme, pasi gjatë këtyre ditëve De Biazi ka provuar disa lojtarë.
Megjithatë, nesër italiani pritet të hedhë nga minuta e parë Abrashin, Kaçen dhe Xhakën në qendër, ndërsa krahët do t’i mbulojnë Roshi në të djathtë dhe Lenjani nga e majta.
Ndërsa sulmi, me shumë mundësi, do t’i besohet Bekim Balajt, i cili deri më tani duket sikur ka fituar duelin me Sokol Cikalleshin për të qenë titullar kundër Austrisë.
Ky ishte formacioni me të cilin u vunë në zbatim disa prej skemave të përgatitura nga De Biazi në stërvitjen e zhvilluar dje në Durrës.
Stërvitja
Dje kuqezinjtë zhvilluan vetëm një seancë stërvitore, për shkak se paradite ishte ceremonia e prezantimit të uniformave të reja në kryeqytet dhe koha nuk premtonte. Seanca e vetme nuk u drejtua nga Xhani De Biazi, por nga ndihmësit e tij, Paulo Tramexani, dhe Erjon Bogdani.
Kreu i pankinës zgjodhi të udhëtojë drejt Elbasanit, për të ndjekur nga afër Kombëtaren Shpresa. Në fakt, stërvitja e djeshme nisi me vonesë, rreth orës 17:30.
Pas pak minutash nxehmje, Tramexani nisi t’u jepte detyrat taktike lojtarëve, me qëllim ekzekutimin e disa skemave të mirëmenduara nga De Biazi.
Goditjet standarde dhe skemat kundërsulmuese pothuajse konsumuan seancën e djeshme. Në disa minuta skuadra ishte në kushte loje, ndërsa sulmuesit Balaj, Sadiku, Cikalleshi dhe Shala vijuan të praktikoheshin edhe pas përfundimit të seancës stërvitore.
Pjesa tjetër e lojtarëve, menjëherë pas përfundimit të stërvitjes nxituan për të ndjekur Kombëtaren Shpresa.
Problemet
Dëmtohet Shkëlzen Gashi, por nuk ka alarm. Sulmuesi kuqezi ka pësuar një kontraktim në puplën e këmbës së djathtë dhe dje pas disa minutash stërvitje e ndërpreu këtë të fundit, pasi ndjeu dhimbje të forta.
Burime të “Panorama Sport” pranë lojtarit treguan dje se dëmtimi është i lehtë dhe deri të shtunën Gashi mund të jetë gati.
Nga ana tjetër, mesfushori Ledjan Memushaj nuk u stërvit për shkak të një dëmtimi në brinjën e djathtë. Vlonjati ka ardhur i dëmtuar pikërisht gjatë një ndeshjeje ku është aktivizuar me skuadrën e tij, Peskara. /panorama sport

Ju sugjerojmë

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Bota

Netanyahu: Ndjeva trysni nga aleatët për të lejuar futjen e ndihmave në Gazë

19 Maj, 2025 4:16 pm
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

19 Maj, 2025 4:03 pm
Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
Bota

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

19 Maj, 2025 3:49 pm
Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
Kryesore

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj, 2025 3:31 pm
Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

19 Maj, 2025 3:12 pm
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 Maj, 2025 3:08 pm
U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
Bota

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

19 Maj, 2025 2:47 pm
Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Aktualitet

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025 2:47 pm
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin
Aktualitet

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

19 Maj, 2025 2:40 pm
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…
Aktualitet

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

19 Maj, 2025 2:26 pm
Para
Dieta e Kim Kardashian, pas shtatzënisë

Dieta e Kim Kardashian, pas shtatzënisë

Arben Malaj braktis Blushin. Bie dakord me Ramën për referendumin

Arben Malaj braktis Blushin. Bie dakord me Ramën për referendumin

E fundit/ Presidenti Nishani fal Nazime Vishën

E fundit/ Presidenti Nishani fal Nazime Vishën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Netanyahu: Ndjeva trysni nga aleatët për të lejuar futjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
19 Maj, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se vendimin për ta lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare...

Lexo më shumë

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
19 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për kandidatët përfundoi në 3 qarqe, ndërsa vazhdon në 9 të tjerë. “Më së shumti...

Lexo më shumë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
19 Maj, 2025

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në...

Lexo më shumë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
19 Maj, 2025

Do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Europiani për 17-vjeçarët. Kështu, UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare turneun...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com