Mëngjesin e sotëm persona të paidentifikuar kanë dëmtuar skulpturat e parkut të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve, janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar thyerjen e skulpturave.
Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin, duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, e cila ka filluar hetimet. Ështe e disata hera që skulpturat e parkut janë dëmtuar dhe thyer.