Sport

Dëmtimi i Neymar alarmon Brazilin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:03 - 25/11/22 |
Opi Nion

Brazili prezantoi kandidaturën për titullin kampion mbrëmjen e djeshme, me një fitore bindëse ndaj Serbisë në ndeshjen e parë të grupit, por gëzimi i brazilianëve nuk ishte i plotë.

Neymar, pas një ndërhyrjeje të Milenkovic, u dëmtua në kavilje dhe doli nga fusha duke qarë.

Në pritje të vizitave, fotot tregojnë një fryrje të kaviljes së brazilianit të PSG.

Pas ndeshjes, trajneri i Brazilit, Tite u shpreh se është optimist: “Kam bindjen e plotë se Neymar do të vazhdojë të jetë me ne. Besoj se do të luajë ndeshjet e ardhshme”.

“Dua të shtoj diçka në lidhje me Neymar. Qëndroi në fushë dhe pas secilit gol që shënuam, prekte kaviljen me dorë. Ai qëndroi në fushë sepse ekipi kishte nevojë. Duroi dhembjen dhe ishte protagonist në të dyja golat”, theksoi Tite.

Pas