TIRANË- Kompania që kishte për detyrë të kontrollonte për ngjyrues apo përzierës naftën e importuar ka deklaruar sot se nafta në Shqipëri është e një cilësie të keqe dhe për këtë ka njoftuar autoritet. Kjo lloj nafte shkakton një dëm të madh në automjete dhe mjedis. Por kush e mban përgjegjësinë për këtë? A duhet të sqarojë ministritë përkatëse këtë skandal në tregun e hidrokarbureve. Përkatësisht Ministria e Financave që siç njoftin GFI ka patur dijeni si dhe Ministria e Energjetikës dhe Industrisë në varësi të së cilës është ky sektor?
Kush dëshiron t’i fshehë abuzuesit me naftën në Shqipëri dhe kush përftiton nga largimi i GFI që kishte kontratë koncensioanre me qeverinë për markimin e karburanteve?
Presim që institucionet të sqarojnë publikun dhe qytetarët e prekur nga nafta e keqe që tregtohet në vend dhe paguhet më shtrenjt se kudo tjetër…
Ja çfarë tha GFI në deklaratën për mediat:
“Kemi zbuluar dhe i kemi raportuar me prova Autoritetit Kontraktues që disa qindra pika karburanti në vend furnizonin qytetarët me karburante kontrabandë apo të përziera, duke shkaktuar kështu jo vetëm humbje fiskale por edhe dëme për ambientin, mjetet motorike dhe shëndetin publik”.