Policia e Kavajës ka reaguar lidhur me dëmtimin e derës së KZAZ Nr. 42, në shkollën “26 Marsi” aktualisht jashtë funksionit.
Sipas policisë, dera e godinës është dëmtuar nga tre të mitur të cilën kanë qenë duke luajtuar pranë vendit që ndodhej KZAZ.
Të miturit e moshave 9, 10 dhe 13 vjeç janë intervistuar në prani të prindërve, psikologut, avokatit, punonjësve sociale të bashkisë Kavajë dhe kanë treguar se gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, kanë hyrë në ambientet e shkollës së mesme “26 Marsi”, në katin e parë, ku është edhe KZAZ Nr. 42.