Brenda viti 2017 qeveria synon që të japë të gjitha këstet e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist, të cilët janë gjallë.
Ministria e financave thotë se në total fondi i vënë në dispozicion për këtë vit është 2 mld leke dhe do të ndahet 70 % për ata që janë të gjallë, dhe më i limituar 30% është për trashëgimtarët.
Aktualisht për të gjallët pritet të mbyllet shlyerja e 5 kësteve ndërsa për trashëgimtarët kësti i dytë.
Ministria e Finacave thotë se shkak për vonesat e pagesës së kësteve për ish të dënuarit politikë bëhen vonesat e miratimit të dosjeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Ne total numri i dosjeve të ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist është 23.000.
Tv Klan