Aktualitet

Demokratja-Kokalarit: Mbushe xhepin me dollarët e Foltores, tani po ikën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 11/01/22 |
Opi Nion

Anëtarja e Partisë Demokratike, Violeta Geci, e cila mori vëmendjen e mediave pas konfrontimit verbal dhe fizik me aktivisten që mbështet Berishën, Evi Kokalari, ka reaguar pas lajmit të distancimit të kësaj të fundit nga politika.

Geci, simpatizante e Bashës u përball me Kokalarin gjatë një vizite të Forumit të Gruas në selinë e PD-së.

Ndërkohë sot në një status në rrjetet sociale ajo shkruan se Evi Kokalari po largohet pasi “mbushi xhepat me dollarët e Foltores”, në kohën që Foltoret e Sali Berishës morën fund.

“Rruge te mbare Evis! Po ikën siç erdhe, pa ftuar dhe pa lavdi. Erdhe si emigrante me ambicie për te shkatërruar Partine Demokratike bashkë me Sali Berishën, por po ikën bashke me Sali Berishen duke na lenë me në fund te qete ta ringremë partine.

Ti Evis qe frymëzove dhune dhe bere thirrje për gjak vete shihje shfaqjen si vriteshin demokratet me njeri tjetrin dhe mbushje xhepin me dollarët e foltores. Tani që e pe që s’ka me foltore dhe Saliu iku nga politika po ikën dhe ti. Turp për ty moj Evis qe guxove hyre ne partine tonë dhe e bere pis me arrogancën tende.

Tani ik shih punët e tua dhe bej llaxoren neper fb. Se kaq ke dit te besh qe ditën e pare. Ata qe te përdoren tani te flaken si limon te shtrydhur. Siç kane bere me mijra te tjerë para teje. Rruge te mbare Evis”, thekson aktivistja e PD./Opinion.al

Pas