Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demokratët prezantojnë akuzat kundër Trumpit

2019/12/10 at 4:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Demokratët prezantojnë akuzat kundër Trumpit

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi të martën akuzat formale kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Trump po përballet me procedurat e shkarkimit nga detyra – proces që në SHBA njihet si “impeachment”.

Kryetari i Komitetit Gjyqësor, Jerry Nadler, tha se akuza e parë kundër presidentit ka të bëjë me abuzimin e pushtetit, ndërsa e dyta me pengimin e punës së Kongresit.

“Presidenti e sheh veten më lart se ligji”, tha Nadler.

Nëse Komiteti Gjyqësor voton për miratimin e akuzave këtë javë, ato do t’i dorëzohen më pas Dhomës së Përfaqësuesve për votim të plotë. Trump përsëriti të martën se “nuk ka bërë asgjë të keqe”.

Procedura për shkarkimin e presidentit ka nisur qysh në shtator nga demokratët, kur një informator është ankuar në Kongres, duke thënë se Trump i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe i ka kërkuar që ta hetojë rivalin e tij demokrat, Joe Biden, për korrupsion në Ukrainë.

Biden mund të jetë sfidues i mundshëm i Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020. Trump thuhet se e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në këmbim të hetimeve kundër Bidenit.

Trump vazhdimisht e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm.

Çfarë është “impeachment”?

“Impeachment” do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”.

Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.

Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e presidentit nga detyra dhe një gjë e tillë nuk është arritur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Senati aktualisht kontrollohet nga Partia Republikane – nga e cila vjen edhe presidenti Trump./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
Aktualitet

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

6 Janar, 2026 12:18 pm
Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
Aktualitet

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

6 Janar, 2026 11:41 am
SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
Bota

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

6 Janar, 2026 11:18 am
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

6 Janar, 2026 10:22 am
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Kronikë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

6 Janar, 2026 10:18 am
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Moti i acartë “pushton” Francën
Bota

Moti i acartë “pushton” Francën

6 Janar, 2026 8:53 am
Para
Kallëzimi ndaj Dvoranit, Meta: Provë për të ardhmen e Reformës në Drejtësi

Pas dëshmisë së Metës, Dvorani thirret në Prokurori

Agron Tufa: U kërkova ndihmë ambasadave, por nuk m’u përgjigjën

Agron Tufa: U kërkova ndihmë ambasadave, por nuk m'u përgjigjën

Deklarata e Bashës, Balla:Sulmet ndaj Prokurorisë e zhytin PD në baltën…

Deklarata e Bashës, Balla:Sulmet ndaj Prokurorisë e zhytin PD në baltën...

TE FUNDIT

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit
6 Janar, 2026

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i...

Lexo më shumë

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale
6 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në kaskadën e Drinit, si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara...

Lexo më shumë

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?
6 Janar, 2026

Deklaratat e fundit të presidentit Trumpit në lidhje me qëllimin e tij për të pasur Groenlandën “me çdo mjet” kanë...

Lexo më shumë

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
6 Janar, 2026

Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai i ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com