Pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin mëngjesin e së shtunës duke lënë pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur e dëme të shumta materiale, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka mbledhur komunitetin e biznesit, me të cilët ka diskutuar për situatën e rëndë dhe gjithashtu për masat e marra ose që ato do të merren për të prekurit nga fatkeqësia.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Llatja tha se sot u mblodhën me kryetarët e bashkësive fetare, përfaqësuesit e PD, por edhe me bizneset, e qytetarët e thjeshtë të cilët duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar në rehabilitimin e dëmeve prej tërmetit.
“Ne varrosim sot njerëzit tonë të dashur. Sot jemi mbledhur me kryetarët e bashkësive fetare, jemi edhe me përfaqësuesit e PD, por edhe me bizneset, qytetarët e thjeshtë, të cilët duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar në rehabilitimin e dëmeve prej tërmetit. Duhet të jemi të gjithë bashkë të fortë, për të përballuar këtë situatë. Bashkia e Elbasanit është angazhuar bashkë me popullin, për të ndihmuar disa bashki, si ajo e Durrësit, Thumanës, Kavajës etj. Elbasani tregoi zemrën e madhe për t ndihmuar dhe Shtabin e Emergjencave në Durrës. Sot është momenti që të bëhemi të gjithë bashkë, për të kontribuar secili nga ne, për të bërë detyrën qytetare, patriote”, tha Llatja./ Opinion.al